Partia Demokratike kërkon hetim pasuror për shtëpinë e Kryeministrit Rama
Partia Demokratike ka kërkuar sot nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që të nisë hetimin për kryeministrin Edi Rama. Sipas përfaqësueses Dhurata Çupi, hetimi duhet të merret me diferencën prej 300 milionë lekësh mes deklarimit të z. Rama dhe vlerës së shtëpisë së tij në Surrel ku banon.
Partia Demokratike ka provuar me dokumenta zyrtarë se Edi Rama nuk e justifikon vlerën e deklaruar prej 400 milionë lekësh për vilën e Surrelit. Kursimet e deklaruara të kryeministrit dhe të gruas së tij janë 300 milionë më pak se vlera e deklaruar për vilën superluksoze. Faktet janë pubike. Në vitin 2011 Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashkë, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.
Në vitin 2012, Edi Rama ndërton vilën e tij në Surrel. Në vitin 2013, para marrjes së detyrës së kryeministrit, Edi Rama deklaron se ka shpenzuar 400 milion lekë për ndërtimin e vilës, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet prej 80 milionë lekë që kishte deklaruar gjendje çifti Rama më 2011-ën.
Është e pashpjegueshme sesi në 2013-ën, pasi ndërtoi vilën, pasuria e deklaruar e çiftit kryeministror rezulton të jetë shtuar, duke deklaruar gjendje 92 milionë lekë. Është koha që Inspektoriati i Pasurive të nisë verifikimin e burimit për të paktën 300 milionë lekë që mungojnë në deklaratën e pasurisë së kryeminstrit të Shqipërisë
tha Çucpi.
Add new comment