Ndryshon para kohe Modeli Magnetik Botëror. Poli i Veriut zhvendoset në Siberi

Postuar në 11 Janar, 2019 14:59

Revista e njohur “Nature” raporton për një vëzhgim të ri që ka të bëjë me fushën magnetike të Tokës. Sipas revistës në fjalë, ndryshimi që po ndodh është shumë i shpejtë dhe po çon në rrëshqitjen e Polit të Veriut nga Kanadaja drejt Siberisë, kjo për shkak të lëvizjeve “kaotike” të hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e tokës.

Ky ndryshim do të pasqyrohet në Modelin Magnetik Botëror që përshkruan fushën magnetike të planetit dhe që është përditësuar së fundmi në vitin2015. Modeli mendohej të zgjaste deri në vitin 2020 por ndryshimi është më i shpejtë nga sa mendohej, tre herë më i shpejtë sesa para viteve ’90.

Gabimi po rritet gjatë gjithë kohës

shprehet Arnaud Chulliat, një gjeomagnetist në universitetin e Kolorados.

Polet ndryshojnë në vijimësi por në vitin 2001 Poli i Veriut, i matur për herë të parë në vitin 1831 kishte rrëshqitur në Oqeanin Arktik, ndërsa në vitin 2018 ai u zhvendos në Hemisferën Lindore. Përtej ndikimeve që ka një lëvizje e tillë, është edhe problemi se shkencëtarët nuk janë në gjendje të kuptojnë arsyet e për pasojë edhe të bëjnë parashikime.

Supozimi më i mirë është lëvizja e hekurit të lëngshëm që mesa duket po zhvendoset nga Kanadaja, përderisa në këtë zonë fusha magnetike po dobësohet.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dhe levizja e poleve nuk eshte sic duket ne skemen e siperme ne figure, drejtvizore, ajo eshte ne forme ovale, pra gati rrethore.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Levizja e poleve magnjetike njihet vertet qysh nga shek. XIX; e kemi mesuar edhe ne shkolle. S.d.q., thjesht per informacion shtypit shqiptar, qe dicka sjellin edhe shqitaret ne kete drejtim, nese shtypi shq. nuk niset nga premisat qe shkenca behet vetem nga te huajt dhe kurre nga shqiptaret:
https://fjalecimbuese.wordpress.com/vazhdim-i-kuptimit/
https://fjalecimbuese.wordpress.com/polet-e-tokes/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.