Bllokohet sërish rafineria e Ballshit
E futur në një rreth vicioz që prej privatizimit rafineria e Ballshit vijon të operojë si kompani me probleme dhe dritëhije jo vetëm për efiçencën financiare dhe detyrimet ndaj shtetit, por edhe për pronësinë e saj.
Bankers Petrolium e cila është furnizuesja e rafinerisë me naftë bruto sqaroi në një njoftim se “nuk ka asnjë kontratë shit-blerjeje për vitin 2019 ndërmjet Tosk Energji dhe Bankers, sepse Tosk, gjatë tre muajve të fundit, ka re fuzuar në mënyrë të pandershme ofertat e vazhdueshmetë Bankers për vitin 2019”.
Kjo do të thotë se rafineria praktikisht është e bllokuar dhe jashtë funksionit. Bankers shpjegon se ky vendim është i motivuar nga mungesa e korrektesës së rafinerisë së Ballshit për të respektuar kontratën. Sipas saj “Përgjatë vitit 2018, kompania Tosk Energji ka shkelur shpeshherë kontratën duke vonuar pagesat dhe tërheqjen e naftës nga depot e Bankers. Në disa raste, Tosk nuk ka paguar për sasitë e naftës së dakordësuara në kontratë, ç’ka ka krijuar vështirësi serioze për Bankers në zhvillimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke akumuluar stoqe të mëdha nafte dhe duke shkaktuar kosto shtesë”
Tosk Energji është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri me por zotërohet nga CFD Conseils Sarl, një kompani zviceriane e regjistruar në kantonin e Gjenevës, me pronarë Christophe Darbord, një shtetas francez me lidhje të forta në Rusi që sipas disa mediave ndërmjetësoi për rivënien në punë të ARMO-s. Të njëtat burime raportojnë se edhe përfaqësues të kompanisë Byllis që kontaktojnë me ta janë pothuajse të njëjtët njerëz si më pare me IRTC dhe Tosk Energji, vetëm që tashmë veprojnë në emër të kompanisë së re, Byllis Energji.
Add new comment