Ndryshon ligji "Për shtetësinë"
Qeveria shqiptare planifikon ndryshimin e ligjit për shtetësinë. Në një vendim të Këshillit të Ministrave që titullohet “Për miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2019”, është parashikuar që gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019 të futet në rend dite për shqyrtim edhe projektligji për shtetësinë. VKM-ja I cakton si detyrë ministrit të Brendshëm që të bëjë propozimin me synim kryesor:
trajtimin në mënyrë më të plotë të mënyrave të fitimit, rifitimit dhe heqjes dorë nga shtetësia shqiptare
Ndër arsyet që sillen për këto ndryshime janë edhe nevoja e harmonizimit të kuadrit ligjore të shtetësisë me legjislacionin që prek çështjet e shtetësisë. Nuk dihet çfarë do të thotë kjo, por ligji në fuqi është I vitit 1998 dhe është amenduar në vitin 1999. Ai parashikon kërkesat që duhen plotësuar për fitimin ose humbjen e shtetësisë.
Add new comment