Zyrtare, Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia. Kryeprokurori i Përgjithshëm, Ljubomir Gioveski zbuloi në një konferencë për shtyp se ish-kreu i qeverisë nuk kaloi në asnjë pikë kufitare gjatë arratisjes për në Shqipëri.
Ai tha se gjatë hetimit ishin ishin dëgjuar disa dëshmitarë, por nuk dha detaje të tjera në mënyrë që të mos cënohej hetimi paraprak.
Gioveski vuri në dukje se prokurorët vazhdojnë të mbledhin prova bazuar edhe në kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare nga institucionet kompetente në Shqipëri dhe Mal të Zi. Po ashtu janë shqyrtuar dhe materiale video nga kamera survejimi në rrugë, kalimet kufitare dhe kamerat që janë afër shtëpisë së Gruevskit. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm po analizon përmbajtjen e provave që ka mbledhur deri tani, ndërsa pritet që pritet nga Shqipëria të dorëzojë materiale që nevojiten për hetimin.
"Prokuroria nuk është duke marrë në konsideratë nëse disa institucione kanë bërë gabime, por nëse kanë thyer ndonjë ligjin duke lehtësuar arratisjen e Gruevskit për të lehtësuar ikjen e tij”- tha Prokurori i Përgjithshëm.
Sa i përket ligjit të amnistisë, i cili përjashton personat e përfshirë në ngjarjet e përgjakshme të 27 prill, 2017 në Parlamentin e Maqedonisë, Prokurorit të Përgjithshëm refuzoi të komentojë, duke e përshkruar atë si një "lëvizje politike".
Add new comment