Ministri serb i Mbrojtjes: Shqipëria e Madhe çon në luftë

Postuar në 03 Janar, 2019 16:11

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë kërkon publikisht që vendi i tij të ripërkufizojë politikën ndaj bashkimit Europian. Sipas tij standardet e dyfishta që unioni po përdor në raport me Beogradin zyrtar e bëjnë të detyrueshëm ndryshimin e qëndrimit, ndonëse ka pranuar se nuk ka marrë mbështetjen e presidentit Aleksander Vuçiç për këtë propozim.

Po kërkoj që të konsiderohet nëse kemi nevojë për këtë lloj BE-je, nëse kemi nevojë për këtë lloj politike, apo duhet të ndryshojmë pozicionin tonë politik ndaj BE-së. Kur Prishtina vendos taksat 100% BE-ja thotë se shqiptarët do t’i ulin pak që të vazhdohet dialogu me Beogradin dhe na fut ne në një thes me ta

është shprehur Vulin gjatë fjalës së tij me rastin e rinovimit të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Sipas tij, krijimi i Shqipërisë së Madhe është një e keqe që do të çojë në konflikt, jo vetëm me serbët, por edhe me të tjerë në Ballkan.

Dhe BE-ja hesht, i kërkoj që të flasë. Vuçiç është i vetmi lider në Ballkan që me të vërtetë kërkon stabilitet rajonal

shtoi Vulin.

Comments

Submitted by Uns (not verified) on

Ja ku e percollet dhe nje lajm nga zyra e propages sllavo-madhe, po tashi?
Tashi prisni se do keni rezultate, prisni...

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ha-ha-ha, sa kam qeshur! Patrioti i mesiperm shqiptar, i cili si te gjithe patriotet e tjere e shkruan shqipen gjithnje me gabime, e konsideron nje lajm mjaft te rendesishem si te dale nga zyrat e propagandes sllavo-madhe!!! Ne fakt, une do ta "akuzoja" respubliken.al si mjaft nacionaliste ne kete rast, duke aluduar per ngritje artificiale te gadishmerise tone, duke e akuzuar per ngritje te kota tensionesh. Ajd merre vesh kete bote, ajd merre vesh mendjen e njerezve!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.