Njerëz nga 120 kombësi në Tiranë/Me apo pa Shpellarët zoti Veliaj?
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka shpërndarë në rrjetin social tuiter pamje të festimit të Natës së Vitit të Ri nga sheshi “Skënderbej”. Fishekzjarrët e shumtë të menaxhuar nga autoritetet publike kanë ofruar një spektakëlë që duket se këtej e tutje edhe për raste ditëlindjesh do të jetë vetëm me leje.
Në mesazhin e vet Veliaj thotë se në Tiranë jetojnë njerëz nga më shumë 120 kombësi, duke e bërë sipas tij Tiranën, një ndër qytetet më kozmopolite në rajon. Është një e dhënë që nuk është bërë publike edhe pse është e paqartë nëse z. Veliaj klasifikon te kombësitë edhe shpellarët siç quajti ai para disa kohësh protestuesit e zonës së Astirit, ku i kanë ngecur duart keq.
Add new comment