Indonezi, Krakatau humbet 3/4 e vëllimit nga shpërthimi vullkanik i 22 dhjetorit
Ishulli i Anak Krakatau në Indonezi tashmë është reduktuar në ¼ e masës fillestare. Vullkani që shpërtheu pak ditë më parë e që provokoi cunami ka çuar në humbjen e 180 milionë metra kubë. Nga cunami vdiqën 420 persona ndërkohë që ishulli ka një histori të njohur për vullkane. Ai është krijuar nga ishulli Krakatau që thuajse u zhduk nga një prej shpërthimeve më të mëdha vullknaike të regjistruara ndonjëherë në vitin 1883 e që çoi në një periudhë të ftohti global.
Add new comment