Gazeta "Dita": Një nga ministret e reja pi kafe me Linda Ramën, tjetra i ka zgjedhur perdet
Gazeta “Dita” ka gjetur disa arsye të ndryshme, “jo politike” të cilat mund të qëndrojnë pas përzgjedhjes së ministrave të rinj që hynë në qeverinë e Edi Ramës. Në një editorial të vetin, gazeta në fjalë shkruan se pas emrave qëndron njohja private e kryeministrit dhe asgjë më shumë. Ja disa sugjerime të gazetës për çelësin e suksesit të ministrave:
Anila Denaj, e ardhur nga sistemi bankar privat, e vendosur në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një nga institucionet më të akuzuara për korrupsion, një zgjedhje e familjes Rama, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me të majtën, por kjo e majtë rrihej në sheshe nga shikasit e Gazidedes, ku bënte pjesë edhe babai i ministres së sotme. Ndoshta merita e vetme është që gruaja e tij e pi kafen në të njëjtin vend ku e pi edhe Linda Rama. Gjërat puqen nganjëherë!
Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga një emër që u synua të bëhej e njohur nga studio e Fevziut. Arkitekte e thjeshtë arredimesh. Elva Margariti Asllani. Njeriu që u njoh me Ramën përmes një firme të vogël të bashkëshortit të saj dhe që morën përsipër të gjejnë perdet, kolltukët, abazhurët që donte Rama, që kaloi edhe kjo rendin e këshilltares, u stërvit si koordinatore të një projekti mbi fshatrat, tani është ministre. Nëse Kumbaro kishte anësinë e saj, që e rëndoi historinë e së majtës padrejtësisht, askush nuk e di se kush është zonja Elva, veç atyre që kanë pasur rastin të akomodojnë banesat ose sallat e tyre përmes firmës së familjes së saj. Asnjëherë drejtimi i kulturës nuk ka qenë në duart e njerëzve anonimë ndaj kulturës dhe, edhe nëse do të ishte dashur të paraqitej një tablo e zymtë e njeriut të artit ndaj kulturës, nuk do të mund të kishte gjetur
Për ministrin e ri të Jashtëm gazeta në fjalë që është pranë qeverisë, ose të majtës siç preferon të shpallë vetë, ka mendimin se ai nuk di mirë shqip. Për Braçen nuk ka nevojë për prezantim vetëm se zotëria I kapur në befasi nga detyra që iu ngarkua i duhet të mbyllë gojën për Ridvan Boden e të tjera gjëra si këto.
Nuk ka ndonjë gjë për t’u çuditur. A nuk u bë Fate Velaj deputet dhe këshilltar nga histori të ngjashme? Ky është Edi Rama. Kjo është Shqipëria. Nuk i dihet, të gjithëve mund të na bjerë shansi të blejmë tapetë apo divanë në të njëjtin vend me ata që nuk duken për atë që janë. Duhet vetëm pak fat.
Add new comment