Sondazhet e brendshme, elektorati gri mbi PS e PD

Postuar në 27 Dhjetor, 2018 11:23

“Kemi bërë gabime dhe kemi nevojë të vetëkorrigjohemi tha kryeministri Rama pas një mbledhje të kryesisë së PS pak ditë më parë”. Nuk është një fjali që Edi Rama do ta thoshte me kaq përulësi nëse shifrat që i kanë dhënë në dorë për mbështetjen e elektoratit nuk do ishin në kuota alarmante.

Reflektimi që me shumë gjasë do shoqërohet me këputje kokash në kabinet është  thjesht një përpjekje publiçitare për të rikuperuar imazhin e një partie që ka firo të mëdha në popullaritet vetëm 1 vit pas fitores së zgjedhjeve.

Respublica mësoi nga burime brenda PS se sondazhet e brendshme kanë nxjerrë një pasqyrë tejet zhgënjyese për Partinë Socialiste. Akoma dhe më gropë është PD, por ajo që ka futur tartakutin te socialistët është elektorati gri, që në sondazhe del më sipër se dy partitë e mëdha.

Jo më kot Rama në mbledhjen e krysisë kërkoi të kthehet fokusi te njerëzit që sipas tij e mbajnë në krahë PS-në dhe të mos i kushtohet kohë  retorika poltike që kanalizohet në replikat me PD-në.  

Edhe pse e pakonfirmuar zyrtarisht kjo panoramë përputhet plotësisht me shqetësimet që Rama përcolli në mbledhjen e kryesisë, ku sipas Gazetës Panorama kryetari i PS theksoi se pavarësisht sondazheve të bëra me publikun, por dhe statistikave për rezultatin e reformave që ka ndërmarrë qeveria, perceptimi i publikut për punën e qeverisë nuk përputhet me shifrat.

“Kryesocialisti u tregua skeptik ndaj sondazheve që PS dhe qeveria zhvillon në mënyrë periodike me qytetarët për perceptimin e tyre ndaj qeverisë. Këtë, sipas tij, e treguan protestat e studentëve, të cilët, edhe pse reforma në arsimin e lartë është detajuar dhe me akte nënligjore dhe autonomi universitare, nuk mundi t’i bindë se efektet e saj janë afatgjate dhe jo momentale”- theksohet në shkrimin e kësaj gazete. http://www.panorama.com.al/zbardhet-debati-me-dyer-te-mbyllura-ja-cndodh...

Edi Rama thotë shpesh se ka mandatin që i ka dhënë shumica e shqiptarëve për të marrë vendimet, por shumica është një e dhënë që provohet jo vetëm në zgjedhje por edhe në sondazhe. Edhe si ato të brendshmet që mban në xhep zoti Rama, por edhe në ato që duhet të  kryhen nga media apo institute të caktuara, për të testuar suksesin e qeverisjeve publiçitare si kjo e fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.