Del prapë emri i Safet Gjicit si klient i Ramës
Kudo ku kryeministri gërrmon të gjejë fajtorë del më vonë që zullumi ka rrënjë edhe në qeveri apo njerëzit në lidhje me pushtetin, të njohur ndryshe edhe si klientë të qeverisë.
Në të ashtuquajturin dialog për Universitetin, kryeministri Rama përmedni disa herë shpenzimet stratosferike që janë bërë nga Universiteti i Durrësit dhe i Elbasanit për sigurinë e këtyre dy institucioneve.
Nuk kuptohet pse kryeministri nuk ka qenë në dijeni të këtyre abuzimeve që duhet të ishin audituar dhe raportuar në qeveri. Ndaj kreut të qeverisë është ngritur një tjetër akuzë që lidhet me abuzimet e lekëve që kanë shkuar për Universitetet. Partia Demokratike thotë se “me një aktin të fshehtë normativ, Edi Rama i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit.
“Nëpërmjet kompanisë “Kevin Construction”, Safet Gjici ka lidhur kontratë prej 5 milionë dollarë me këtë universitet, i cili, sipas dokumentave të tenderit, duhej të financohej plotësisht nga të ardhurat e vetë Universitetit”-thuhet ndër të tjera në denoncimin e PD.
Pas këtij denoncimi reagoi vetë Safet Gjici që thotë se ka hequr dorë nga bizneset. “E kam thënë e rithënë: Prej vitesh nuk administroj asnjë biznes, jo më të përfitoj tendera. Kjo është lehtësisht e verifikueshme! Megafoni i djegur i PD-së, ti vërtetojë, pasi në të kundërt, do shihemi në gjyq!"
Ai thotë se tenderi për godinën e Universitetit, është realizuar në fillim të vitit 2013, kur në qeveri ishte Partia Demokratike! Madje, kompania që unë administroja dikur, nuk ka marë ende as paratë e punës së bërë.
Add new comment