Përballë mashtruesin Erion Veliaj në krah PD që bën avokatin e tij

Postuar në 21 Dhjetor, 2018 16:51

Që Partia Demokratike është një opozitë pazaresh dhe flirti me pushtetin këtë e vulosi Lulzim Basha me marrëveshjen e 18 Majit dhe një mori qëndrimesh që kjo parti ka mbajtur në mbrojtje të klientelizmit të qeverisë.

Këtë e përforcon së fundmi edhe një zë nga vetë brenda PD-së që motivoi dorëheqjen nga posti i këshilltarit të PD-së në bashkinë e Tiranës duke denoncuar pikërisht këtë sinergji, përlyerjen e opozitës në interesat e Erion Veliajt.

Fabian Topollaj, këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës dorëzoi mandatin për të mos vazhduar më sipas tij farsën e opozitës që ditën bërtet kundër pushtetit dhe natën fle në “shtratin” e kryebashkiakut.

 “Per fat te keq kam konstatuar se perballe nuk kam nje kundershtar politik por nje manipulator ekstrapolitik qe ka arritur ne pak kohe te korruptoje te gjithe sistemin politik dhe gjyqsor, ndersa ne krah nje formacioni politik, i cili ne vend qe te me ndihmonte, haptazi me ka penguar per te bere detyren e opozitarit perballe Erion Veliajt ne qytetin e Tiranes”-shkruan Topollaj.

Akoma dhe më flagrant është denoncimi për kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, i cili është kthyer në avokat i kryebashkiakut të Tiranës.

“Prove e ketij degradimi te aksionit opozitar nuk eshte vetem fakti qe nje grup keshilltaresh te opozites kane kaluar ne anen e Velijat ne momentin qe ai humbi mazhorancen e keshillit bashkiak, por edhe fakti qe Veliajn jam detyruar ta padis individualisht ne Gjykate per shkak se me eshte kerkuar personalisht nga Kryetari I PD te mos I coj 4 padite e siper permendura ne emer te Partise Dermokratike”- shton ish-keshilltari demokrat.

Më tej ai shton se per te gjitha keto arsye, mbajtjen e mandatit e konsideron si nje fasade qe I intereson vetem Rames dhe Veliajt per te justifikuar demokracine qe funksionon per sa kohe ka nje opozite formale qe qendron brenda institucioneve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.