Socialistët votojnë kundër Vitore Tushës për kryetare të KLSh-së

Postuar në 18 Dhjetor, 2018 11:11

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot kandidaturën e Vitore Tushës për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kreu i këtij komisioni, socialisti Erjon Braçe është shprehur se Tusha nuk ka përvojë në auditime dhe për këtë arsye ajo nuk duhet miratuar për detyrën në fjalë. 

Çështja ka edhe një sfond politik megjithatë. Tusha është kandidaturë e Presidentit të Republikës i cili e gjeti atë në Gjykatën Kushtetuese. Ajo ka kredenciale të forta për shkak se është e vetmja nga nëntë anëtarët e kësaj gjykate që kaloi vettingun. Por kjo nuk ka mjaftuar jo vetëm për shkak të konfliktit të hapur mes presidencës dhe qeverisë për një sërë çështjesh, por edhe pse socialistët duan kontrollin e KLSH-së pas pesë viteve të Bujar Leskajt që ka qenë ndër akuzuesit kryesorë të kësaj qeverie. Rrëzimi i Tushës duket se merr ngjyrat edhe të një qëndrimi kundër vettingut. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.