"Na mashtruan!" Analogjia e ministrit, unike (Video)
I zënë gafil në dy tendera ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri doli për të konfirmuar skandalin që fshihet pas kompanisë DH Albania, e cila është shpallur fituese në tenderin për Lotin 1 të Unazës së Madhe dhe tenderin e OST ndërtimin e linjës së re Burrel – Peshkopi.
Dy tenderat, pas të cilave qëndron 26-vjeçari Avdiol Dobi i cili ka punuar si recepsionit në Spitalin Amerikan kapin vlerën e 30 mln eurove.
Gjiknuri i cili minimalisht duhet të ishte nën hetim dhe pa imunitet, i justifikohet publikut me një analogji shumë domethënëse.
Add new comment