Ejani ke daja! 110 minutat e monologut pa rezultat
Në 110 minuta monolog kryeministri sfidoi protestën e studentëve duke i ftuar për dialog dhe duke rënë parimisht dakord për ishikimin e tarifave të studimit.
“I gatshëm për të shkuar me tek kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionoje shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre ne ndihme ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen ne eter. Por nuk bëhet kështu, o ba dua lekë. Do u themi të gjithë që taksat tuaja do përdoren për këta studentë” - deklaklaroi kryeministri.
Oferta ka vlerë në një aspekt, por nuk mund të aministojë çdo gjë që është bërë gabim nga kjo qeveri në lidhje me arsimin. Hajt se e rregullojmë nuk është qasje serioze e një qeverie që të jep edhe karrotën edhe kamzhikun për të zgjidhur edhe taktikisht hallin që e ka zënë.
Protesta per tarifat nuk mban me përderisa kryministri u tërhoq ne kete pikë dhe refuzimi per dialog nuk ka me kuptim pa kaluar ne artikulime politike dhe pa strukturuar një koke drejtuese të protestës.
Analizës dy orëshe të keqqeverisjes në pothuajse 6 vite, kryeministri i shtoi edhe aludimet për orkestrimin nga opozita të disa protestuesve. Kjo nuk përjashtohet dhe është thënë nga vetë studentët, por edhe kryeministri po bën të njëjtën gjë me ofertën që studentët të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes. Përpjekja për ta deligjitimuar protestën si puç kundër qeverisë, edhe nëse aty bashkohen shumë interesa nuk e zhbën krizën që po kalon vendi, aq më tepër që kryeministri foli para pak javësh edhe për një puç ku ishte përfshirë dhe SHISH, po ende nuk ka dhënë detaje.
Shenjë e krizës është edhe fakti që kryeministrin nuk duan ta dëgjojnë, ai tani thjesht po trajtohet si një noter që duhet të firmosë disa kërkesa.
Add new comment