Studenti dixhital - përpjekja e Berishës, PD-së dhe LSI-së për të vjedhur protestën
Qeveria është në hall. Në hall të madh madje. Por ironikja është se opozita është në një hall edhe më të madh. Ajo ka dalë në vend të dytë të përfaqësimit të kundërshtimit të qeverisë. Protesta e studentëve e bëri këtë gjë. Ndaj edhe pamë aty para ca ditësh ndonjë gazetar të çquar që po bënte rikonjicion.
Për ta zgjidhur këtë situatë që po e vendos PD-në dhe LSI-në në rolin e vet të pazarit, lakuriq fare, PD-ja po përpiqet të njollosë protestën, apo me shpresë ta vjedhë atë.
Qesharaken në këtë rol e ka marrë Sali Berisha që publikon një foto të atij që e quan studenti dixhital. Sipas Berishës ka disa të rinj të FRESSH-it që po përpiqen të prishin protestën. Dhe ja tek shfaqet Doktori që I ruan. E çuditshmja këtu është se pse studentët do të duhet t’i shkruajnë letra anonime dixhitale Sali Berishës kur tashmë kanë dalë në shesh? Këtë e di vetëm Sali Berisha me hallin e tij që kësaj radhe nuk qullosi gjë në opozitë. Dhe për turpin e tij po përpiqet edhe të mbysë një protestë me kërkesat e së cilës mund të mos jesh dakord, por të paktën është e vetvetishme për aq sa dimë. Përndryshe pse do shqetësohej z. Berisha? Kur vallë kanë tentuar më parë t’I prishin apo vjedhin protestën në këto dy dekada? Asnjëherë.
Add new comment