BE jep 94 mln euro për Shqipërinë
BE-ja jep 94 milionë Euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Siç thuhet ne faqen e delegacionit europian, fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi.
Programi gjithashtu do ta ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Programi do t'i plotësojë këto masa me investime në zhvillimin social-ekonomik të zonave të prekura.
Duke njohur potencialin e madh të turizmit për rritjen ekonomike në Shqipëri, fondet e BE-së do të kontribuojnë gjithashtu për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm. Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së.
Add new comment