Propozimi: Taksë qarkullimi brenda Tiranës. Do të mbulohet si "fond solidariteti"

Postuar në 28 Nëntor, 2018 19:04

Një tjetër tarifë apo taksë  për ata që hyjnë në Tiranë.  Sipas burimeve nga kabineti i z. Rama, bëhet e ditur se është duke u shqyrtuar vendosja e tarifave simbolike për kalimet e automjeteve në urat e Lanës në Tiranë. Tarifa po mendohet të mbahet gjatë pagesës së detyrimeve për automjetet, por një ide ëstë që ajo mund të paguhet edhe në parkingjet në kryeqytet, të cilat kanë vendndodhje gjeografike që e bën të detyrueshëm kalimin e tyre nga një urë.

Sipas të njëjtave burime që flasin për "Të Kripura" nismën në fjalë po e shtyn Bashkia e Tiranës e cila po luan në fakt rolin e instrumentit në një proces që thjesht synon mbledhjen e parave për shkaqe defiçiti.

Formalisht tarifa do të zyrtarizohet si pagesë solidariteti dhe do të shkojë si fond rezervë për zonat që mund të preken nga fatkeqësi natyrore. Nisma në fjalë vjen ndërkohë që me buxhetin e ri, është ulur shumë fondi i emergjencave duke synuar që ai të vilet në një formë tjetër. Në të vërtetë kjo gjë ngjall dyshime, pasi tarifa në thelb duhet të shkojë për bashkinë e kryeqytetit. Nga ana tjetër është fakt se të gjitha rrugët e Tiranës kalojnë në Lanë dhe kjo do të thotë se të gjithë që kanë një makinë do të paguajnë. Mendohet që vlera fillestare të jetë 500 lekë të reja në muaj, që do të thotë 6000 lekë të reja në vit për një makinë. Një shifër jo e vogël.

Burimet shtojnë se ka patur kundërshti nga Ministria e Drejtësisë, e cila nuk ka pranuar në asnjë rrethanë që të tërheqë mendimin e vet kundër për këtë nismë që sipas saj është e papërligjur dhe çon në kushte korrupsioni. Nga ana tjetër duhet kujtuar se jo rrallë në media është ngritur shqetësimi se me tarifat për rrugët duhet ulur taksa e qarkullimit, që jo vetëm nuk është marrë parasysh, por po sfidohet me atë që është në fakt një taksë qarkullimi në Tiranë.

Shaptilografisti 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.