Ndiqet penalisht komediani që fshiu hundën me flamur (Video)
Komediani spanjoll, njëkohësisht edhe prezantues televiziv Dani Mateo u paraqit në gjykatë të hënën, pas një shakaje në show-n e tij satirik, ku u shfaq duke fshirë hundët me flamurin spanjoll.
Gjykata duhet të vendosë nëse ai ka konsumuar veprat penale të “urrejtjes" dhe sulmit publik ndaj simboleve kombëtare të Spanjës. Sipas Kodit Penal spanjoll, komediani spanjoll rrezikon nga gjobë deri me në katër vjet burgim.
Teksa mbërriti në gjykatë Mateo foli për kufijtë e satirës dhe shprehu shqetësimin "për dërgimin në gjykatë të një komediani sepse bëri punën e tij. “Jam i shqetësuar për imazhin që ky vendim përcjell për flamurin dhe vendim tim”.
Gjatë emisionit, Mateo u shfaq duke fshirë hundën me flamurin spanjoll, gjest që e shoqëroi më pas me një ndjesë publike duke thënë "Unë nuk dua të ofendoj spanjollët, mbretin apo kineze që shesin të tilla lecka"
Add new comment