Macron dënon dhunën nga twitter-i
Presidenti i Francës Emmanuelle Makron i quajti të "turpshme" incidentet e dhunshme që ndodhën gjatë demonstratave të "xhaketave të verdha” në Paris, duke drejtuar gishtin mbi ata që "sulmuan" forcat e rendit dhe qytetarë të tjerë.
"Falënderojmë forcat tona të rendit për guximin dhe profesionalizmin e tyre. Turp për ata që i sulmuan. Turp për ata që vepruan me dhunë kundër qytetarëve dhe gazetarëve të tjerë. Turp për ata që u përpoqën të frikësonin deputetët. Nuk ka vend për dhunë në Demokraci "-theksoi në tëitter presidenti francez.
Para reagimit të tij, Makron, presidenca nuk kishin bërë asnjë koment mbi protestat e mijëra qytetarëve të njohur edhe si jelëkët e verdhë, të cilët janë kundër rritjes së tarifave për çmimin e naftës.
Add new comment