Banorët e “Astirit” kundër Veliajt: Nuk ka lloto e lavazhe, janë shtëpi të ngritura me djersë

Postuar në 18 Nëntor, 2018 22:01

Në ditën e 15-të të protestës, banorët e Unazës së Re kanë kundërshtuar sërish prishjen e banesave të tyre, për t’i hapur rrugë zgjerimit të rrugës. Ata kanë marshuar në rrugë drejt zonës së sheshit “Shqiponja”, ndërsa kanë hedhur fishekzjarrë e shashka.

Edhe sot, protestës së banorëve iu bashkuan deputetët e opozitës, Flamur Noka e Klevis Balliu.

Dy javët e fundit, ata kanë zhvilluar protesta të përditshme me anë të të cilave kundërshtojnë planin që përfshin prishjen e banesave të tyre dhe dëmshpërblimin me një qira 3-vjeçare.

Banorët e Unazës së Re kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat, të cilat thonë se i kanë ndërtuar me kursimet e një jete

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.