Zgjidhni shahun!

Postuar në 14 Nëntor, 2018 17:55

Në përfundim të takimikt të dhjetë i Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit, Shqipëria ka marrë në dorë të njëtat detyra nga BE, duke qenë e destinuar të zgjidhë vetë shahun politik që ka krijuar brenda vendit, me disa çështja ku nevojitet konsensusi i opozitës.  

Federica Mogherini nënvizoi nevojën që të gjitha palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ndryshuar ligjin mbi statusin e gjyqtarëve, i cili do të mundësojë rekrutimin e një numri më të madh kandidaturash të reja për gjyqtarë. Aktualisht opozita është jashtë parlamentit dhe mban të bllokuar çdo ndryshim të ligjit, ndaj dhe gjasat për të avancuar në këtë drejtim janë të pakta. Ky ngërç kushtëzon edhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, element kyç për procesin e përafrimit.

Dialogu politik nevojitet edhe për reformën zgjedhore ku gjërat janë në vendnumëro dhe ku mazhoranca ka dalë me një draft të njëanshëm. Megjithatë kërkesë permanente është që Shqipëria  të shënojë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Thelbësore është që të forcohen përpjekjet për konfiskimin e aseteve kriminale, si dhe të garantohet ndjekjae duhur gjyqësore e operacioneve të suksesshme të zbatimit të ligjit.

Por a e ka fuqinë qeveria aktuale të kalojë këtë provim? Gjasat janë që JO.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.