BE e painformuar pse iku Xhafa
Largimi i Fatmir Xhafës nuk ka qenë kërkesë e ndërkombëtarëve, por hall i brendshëm i tij dhe i qeverisë. Ikja pa një motiv, por me argumentin se përmbushi objektivat ishte një sqarim i sforcuar që në radhë të parë tradhëtohej nga vetë fytyra e Xhafës.
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca konfirmoi në një intervistë për "Opinion" se as përfaqësia e Brukselit në Tiranë nuk ka qenë në dijeni për arsyet e largimit të ish-ministrit të Brendshëm në kulmin e suksesit të tij.
Si njeri që ka punuar me Borselinon dhe Falkonen shpresohej që Soreca të dinte diccka më shumë, në mos nga shpjegimi zyrtar nga informacioni konfidencial dhe intuita prej hetuesi, por zyrtarisht pohoi se nuk ka marrë ndonjë shpjegim nga qeveria shqiptare.
Add new comment