“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”
Teksa zhurma për lidhjen ose jo të Vangjush Dakos me grupet kriminale kishte ardhur duke u zbehur, zhvillmet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda përforcojnë akoma më shumë dyshimet mbi kryebashkiakun e Durrësit.
Astrit Avdylit, i njohur si kreu i grupit të Shijakut që drejtonte rrjetin e laboratorit të heroinës në Has raportohet të ketë folur në sallën e gjyqit për afrimitetin me Partinë Socialiste dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Gjatë seancës ku ka kërkuar lirimin, Avdyli ka deklaruar se i qan hallet në Partinë Socialiste, mbeshtet programin e saj dhe se i ka shërbyer Vangjush Dakos.
“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”, ka qenë deklarata e Astrit Avdylit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Më tej Avdyli ka deklaruar se ka njohje me Ndokat pasi i ka njohur në burg. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, është shprehur ai para togave të zeza. Në fakt as vetë Dako nuk i ka mohuar njohjet dhe kontaktet me Avdylajt, të provuara edhe nga përgjimet, duke thënë se i hap telefonin dhe takohet me çdo qytetar.
Add new comment