Lihet mënjanë “arroganca kushtetuese”, lutje Presidentit për dekretim
Kryeministri Edi Rama ka nxituar paraditen e sotme t’i lehtësojë në maksimum punën Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke vënë në lëvizje çdo përgjigje që ka në dorë për zgjidhjen e ngërçit për ministrin e Brendshëm.
Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i'a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë
shkruan në tuiter Edi Rama.
Bashkë me këtë tekst, kryeministri publikon edhe letrën e sotme të Sandër Lleshit drejtuar presidentit përmes së cilës zv.ministri I Brendshëm sqaron statusin e tij juridik si “gjyqfitues”, por sipas tij jo si “ushtarak aktiv”.
Në po këtë letër, Lleshi thotë se fitimi i gjyqit nuk e bën atë ushtarak aktiv, pasi një gjë e tillë kërkon një dekret të posaçëm riemërimi. Larg toneve kërcënuese dhe interpretimit pompoz të Kushtetutës, dyshja Rama-Lleshi i janë lutur Presidentit që të dekretojë emërimin me supozimin se kanë shteruar përgjgjen e 14 pyetjeve që janë publikuar sot nga kreu i Shtetit.
E gjithë kjo praktikë në fakt provon si të gabuar qëndrimin e javës së shkuar nga Kryeministri, që tallej me nevojën për bindje nga Presidenti, që deklaronte se presidenti duhet vetëm të firmosë propozimet e tij, ndërkohë që sot po jep çdo përgjigjë të kërkuar.
Dallimi në këtë rast qëndron mes lojës politike të Ilir Metës dhe arrogancës së Edi Ramës që fitoi vetëm sqarimin e vetes se Presidenti mund të refuzojë një propozim.
Comments
Kesaj i thone, qe vendimi i
Kesaj i thone, qe vendimi i gjyqit mbetet midis qiellit e tokes! Dhe kush eshte midis qiellit dhe tokes? Eshte babagjyshi i vitit te ri, kryeministri, i cili vendimin e gjyqit e fut ne xhep te vogel.
Add new comment