Të kënaqur me lekët e marra nga faturat e ujit
Ministri i Infrastrukturës i pranishëm në një konferencë mbi çështjet e ujit të organizuar nga Bashkia e Tiranës dha një shifër interesante që shpjegon edhe arsyet pse Erion Veliaj futi duart në faturat e ujit, duke rritur çmimin për banorët e kryeqytetit.
Një rrugë e dy punë. Heq nga vetja borxhet që Ujësjellësi i Tiranës i ka Ardian Çelës te OSHEE-së, duke përmirësuar në të njëjtën kohë edhe bilancin e administratorit socialist të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Sigurisht që shembullin e Veliajt e kanë ndjekur edhe bashki të tjera. Shifrat kanë kënaqur qeverinë që nuk e ka fshehur entusiazmin.
“Rezultatet e para kanë qenë të mira. Është rritur arkëtimi me 17 milion euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë”-tha Damian Gjiknuri, për të cilin ata që marrin lekë kaq kollaj nga xhepat e qytetarëve janë medoemos profesionistët që thotë edhe kryeminsitri.
“Që të administrojmë siç duhet ujin duhet të kemi njerëz profesionistë e që dinë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme”-u shpreh ministri. Sipas tij, në kuadër të reformës së ujit është bërë e mundur që në periudhën 9-Mujore të këtij viti të instalohen 74 mijë matësa dhe të nënshkruhen.37 mijë kontrata të reja.
Add new comment