Kushtetueshmëria e një dekreti në vargje
Poeti Arben Duka ka sjellë vargjet e tij për situatën e fundit me gjeneral Sandër Lleshin. Po sjellim në pjesë:
Rama kur ka bërë kërkesën,
ka bërë një gabim fatal,
para emrit Sandër Lleshi,
ka vënë gradën gjeneral!
Dhe realisht Sandër Lleshi,
është gjeneral në pension,
angazhimet politike,
ka status që ja ndalon!
Mendoj se për procedurë,
për t’i dalë para skandalit,
duhet të kish një dekret,
për gradën e gjeneralit!
Duhej që t’i hiqej grada,
nga Iliri me dekret,
pastaj mund ta propozonte,
Rama për në Kabinet!Ai që ka bërë shkresën,
është vërtet një karafil,
se një gjeneral ushtrie,
s’bën dot kontrollin civil!
Të njëjtën formulë kanë,
gjithë vendet demokratike,
kabinetet ministrore,
janë ultra politike!
Nëse ti ndryshon formulën,
e bërjes së qeverisë,
ke minuar krejt me dashje,
thelbin e demokracisë!
Unë i them gjërat açik,
s’dua njeri të më falë,
vetëm vendet komuniste,
kanë ministra gjeneralë!
Dhe në kohën e Enverit,
s’paska pasur shumë debilë,
se Ministria e Mbrojtjes,
kishte ministra civilë!
Lleshi do bëhet ministër,
dikush letrat do t’i ndreqi,
po Gjykata Kushtetuese,
për një minutë mund ta heqi!
Lleshi nesër mund të ketë,
dhe karrierë politike,
por sot për sot janë shkelur rëndë,
parimet demokratike!
Add new comment