Një qeveri në shërbim të një konçesionari. Plani i check up në kontratat e mjekëve
Vizion Plus raporton sot se Ministria e Shëndetësisë ka vënë me detyrim kontraktual për mjekët e familjes realizimin e planit për kontrollin mjekësor bazë. Nga kontratat e siguruara nga ky televizion, rezulton se mjekëve u ngarkohet përgjegjësia që të realizojnë planin, të ndjekin check up etj., ndërkohë që ky shërbim është koncesionuar te një kompani private.
Është padyshim një rast i paprecedentë që një qevria e tërë vihet në dispozicion të një konçesionari që faturon shuma të mëdha, pavarësisht se kuotat e realizuara – ndoshta jo për faj të tij – nuk i përligjin ato. Një marrëzi e vendosur në kontratë po mbrohet me gjithfarë marrëzish të tjera siç është kjo e detyrimit kontraktual për mjekët. Nuk është çudi që dëshira për ikje e këtij kontigjenti ka arritur në shifrat 78%.
Add new comment