Zbuloi 2,681 planetë, Kepler deklarohet "i vdekur" pas 10 vjetësh në hapësirë
Pas gati 10 vjetësh në hapësirë, në kërkim të botëve aliene dhe fotgrafim të yjeve të largët, teleksopi hapësinor i NASA-s, Kepler është deklaruar jashtë funksionit. Depozitat e karburantit të tij janë shterrur dhe tani Kepler i është bashkuar kozmosit si një trup i lirë, jashtë kontrollit tokësor.
Njoftimet fillestare erdhën në fillim të këtij muaji dhe ekipet e NASA-s nisën punën për të mbledhur të dhënat e marra prej tij.
Kepler zbuloi 2 681 planetë jashtë sistemit diellor përfshirë trupa qiellorë të ngurtë të ngjashëm me Tokën, por edhe të tjerë që janë quajtur Super-Toka, që janë planet më të mëdhenj se yni, por më të vegjël sesa Neptuni.
Në misionin e vet Kepler, që ka kushtuar 700 milionë dollarë zbuloi edhe një sistem yjor të ngjashëm me tonin që ka tetë planetë si planetët e sistemit tonë diellor.
Një rezultat themelor që sollën zbulimet e arrituara falë tij është edhe konstatimi se planetët janë më të shumtë se yjet në galaktikën tonë.
Add new comment