Kryeministri nuk do, nuk e di, ose nuk ja mban të thotë pse iku ministri i Brendshëm

Postuar në 31 Tetor, 2018 11:45

Kryeministri akuzon sot mediat se po shkruajnë se Avokatja e Shtetit, Alma Hicka është shkarkuar. Me fjalorin e tij të zakonshëm përmes të cilit zbulon veten në përpjekje për të mbuluar hallet e veta, Edi Rama shkruan se Hicka iku vetë.

Me këtë rast, si avokat i korrektesës dhe i transparencës, kryeministri ka detyrimin të sqarojë për të gjithë: pse Iku, dha dorëheqjen, e hoqën, apo të gjitha bashkë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj?

Moralizimet dhe teorizimet për gazetarinë nuk pinë më ujë. Jo nga kjo qeveri të paktën, e cila ka vetëm një mision: si të mbulojë ditën dhe natën atë që katranos në çdo akt administrativ që lëshon nga zyrat e veta.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.