Dako i hidhet "kazanit" bashkë me përgjimet
Vangjush Dako është personazhi i radhës që po dominon edicionet informative dhe debatet e studiove televizive për shkak të servirjes në media të disa përgjimeve.
Kryebashkiaku socialist i Durrësit përflitet si pjesë e komunikimeve me vëllezërit Avdylaj, të arrestuar për laboratorin e heroinës në Has.
Servirja në media e fashikujve të dosjes nuk kuptohet si ka shkarë nga sirtarët e Prokurorisë, por për tu veçuar është fakti se kjo rrjedhje nuk duket të ketë shqetësuar askënd tjetër përveç Dakos, i cili ka vrapuar të japë shpjegime në një studio televizive. Edhe Lulzim Basha ka dalë me kërkesë për arrestim, duke ia bërë edhe më të lehtë Edi Ramës distancimin nga kryebashkiaku i Durrësit deri sa të flasë drejtësia.
Nga ana tjetër përgjigjet e Dakos në emisionin Opinion dhe marrja në pyetje publikisht lënë të kuptohet se barra e provës për të duhet sqaruar fillimisht brenda kazanit, siç parapëlqen t'i quajë kryeministri mediat. Mbrojtja siç provohet edhe nga përgjigjet lë për të dëshiruar.
Pjesë e shkurtër nga intervista e Dakos në Opinion:
Keni folur me këta persona?
Unë jam kryetar i bashkisë dhe jam i zgjedhur me votë, për të marrë votën unë komunikoj me të gjithë votuesit. Unë komunikoj me të gjitha njerëzit që janë të famshëm në familjet e tyre, të cilët mund të marrin vota. Unë marr emrat e zgjedhjeve dhe u marr kontaktet për tu marrë votën, në shërbim të punës që unë do të bëj. Unë flas për veten time, i njeh ata prej kohësh të gjithë qytetarët e Durrësit.
Pse nuk e dini se me kë flisni?
Unë kur kërkoj votat nuk shikoj as diplomat dhe as dëshminë e penalitetit. Unë jam i bindur se kam zgjedhur. S’ka bir kurve që të ma marr mua, me të folur me telefon me qytetarët Durrësit. Me mesazhe mund të ma marrë vetëm Rama, por për telefonata jo.
Add new comment