Pse nuk flet Lulzim Basha për Ligjin e Lojrave të Fatit?
Para pak javësh Lulzim Basha lëshoi akuza të ashpra për lidhje klienteliste dhe kriminale të qeverisë me lojrat e fatit, madje paralajmëroi fakte tronditëse që do zbulonin implikimin e Olsi Ramës dhe Agron Xhafës në biznesin e kumarit.
Kryetari i PD i shoqëruar nga Monika Kryemadhi organizuan një takim të opozitës në Durrës ku folën për flukse parash me burime të dyshimta të kanalizuara te kjo industri, duke e përdorur si argument për daljen e opozitës nga parlamenti.
Lulzim Basha tha se "Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat që të marrin në dorë lojrat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të kokainës dhe heroinës”. https://shekulli.com.al/basha-ne-lojerat-e-fatit-jane-pastruar-parate-e-...
Sot kryeministri e ka bërë fakt të kryer mbylljen nga 1 Janari të basteve sportive dhe praktikisht tërë lojrave të fatit, përfshirë këtu lojrat elektronike në distancë aq shumë të akuzuara nga PD si të lidhura me njerëz pranë qeverisë.
Lulzim Basha nuk e komentuar këtë nismë, ndërsa deputetët e PD nuk ishin këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë ku mazhoranca miratoi ndryshimet në Ligjin për Lojrat e Fatit. Cilat janë arsyet që PD dhe Lulzim Basha nuk flasin më për këtë çështje? U ka ikur zëri?
Add new comment