Nxirren me forcë studentët kritikë të Ramës (Video)

Postuar në 22 Tetor, 2018 18:25

Takimi i kësaj të hënë i kryeministrit me studentët e ekslelencës u shënua nga një incident, pasi aktivitët e Lëvizjes Për Universitetin reaguan ndaj premtimeve të kryeministrit për arsimin. Por truprojat e kreut të qeverisë ndërhynë duke mos lejuar studentët të përfundonin argumemntat e tyre.

Lëvizja për Universitetin

Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u përsëritën si zakonisht gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve tanë shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”.

Për fat të keq, banderola u shqye nga rinia partiake ndërsa aktivistët u nxorën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. Një student u shoqërua në komisariatin nr. 3 për t’ia fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore.

Ne u bëjmë thirrje studentëve dhe drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë por të gjejnë guximin për të reaguar kundër zhvatjes dhe për t’u bashkuar në rrugë këtë vjeshtë, kundër tarifave dhe për demokraci në universitet

shkruan Lëzivja “Për Universitetin” krahas videos së postuar.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.