Arrestohet ish-deputeti socialist Arben Çuko. Shoqërohet edhe Arben Ndoka

Postuar në 21 Tetor, 2018 18:16

Ish-deputeti socialist Arben Çuko është vënë në pranga për korrupsion. Në fillim të shtatorit ai u shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, detyrë që e ushtroi për dy vjet.

Ai dyshohet se jepte lejeve për të burgosurit kundrejt parave. Sipas informacioneve Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.

Në njërin prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, që jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave, ndërkohë që ende nuk dihen se kush është përfituesi apo përfituesit.

Arben Çuko ka qenë Komandant i Gardës së Republikës, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.Ai mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të 2017 dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha. Arrestimi i Çukos mund të jetë parathënia e të tjera arrestimeve që mund të prekin ish-ministra të PD dhe ndoshta nga lajmet interesante që ministri Xhafaj dhe kryeministri kanë paralajmëruar.

***

Po këtë pasidte është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka, që akuzohet për tjetërsim pronash. Nuk është e qartë nëse Ndoka është arrestuar apo jo. Me Arben Ndokën është ndaluar edhe i vëllai, Xhevahir Ndoka. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.