Fillon betejën me shpifjen

Postuar në 12 Tetor, 2018 17:32

Qeveria do të heqë dorë nga ballafaqimi i argumentave për çështje që ngrihen nga opozita apo nga media dhe do të zgjidhë në rrugë gjyqësore ato që i cilëson shpifje. Të paktën kjo nënkuptohet nga propozimi që kryeministri u ka paraqitur deputetëve në kuadër të paketës Antishpifje.

"Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë"- thuhet në një postim të kryeministrit.

Sipas kryeministrit, në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës frontale ligjore kundër Shpifjes.
Paratë e fituara nga gjyqet që do të bejnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të Partisë Socialiste do të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Kujtojmë që qeveria u përgjigjej akuzave në media përmes portalit Transparenca.al, të cilit zor t'i referohet kush kur nga ana tjetër institucionet kanë treguar mungesë të theksuar transparence, duke shkelur hapur ligjin për të drejtën e informimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.