Qark i shkurtër, Kumbaro-Veliaj-Xoxa për Biennalen e Venecias

Postuar në 03 Tetor, 2018 21:17

Më datën 1 Shtator zyra për shtyp e Ministrisë së Kulturës shpërndau një njoftim ku lajmëronte se në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia Shqipëria do të përfaqësohet nga artisti Driant Zeneli, informacion që u publikua edhe në web-in e Ministrisë.
http://kultura.gov.al/driant-zeneli-do-te-perfaqesoje-shqiperine-ne-edic...

Në njoftim nuk shpjegohen arsyet pse u përzgjodh ky artist dhe as procedura që u ndoq në përcaktimin e zotërisë në fjalë, i cili duhet theksuar u përzgjodh pa konkurs. Pra për një prej ngjarjeve më të rëndësishme të artit bashkëkohor botëror nuk është parë e udhës të ketë garë të hapur për atë që do përfaqësojnë Shqipërinë.

Por në njoftim thuhet se:
 

"Ministria e Kulturës ka kënaqësinë të njoftojë se Driant Zeneli, do të jetë artisti që do të përfaqësojë posaçërisht pavijonin e Shqipërisë në Ekspozitën e 58-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia – me projektin me titull “Maybethe cosmos is not so extraordinary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, nën kurimin e Alicia Knock, kuratore në Qendrën “Pompidou” në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris"

Njoftimi është në terma që anashkalon qëllimisht detyrimin për të shpjeguar mungesën e konkursit për një event kaq e rëndësishëm, ku fituesi zgjidhet me shijet apo preferencat e ministres dhe jo vetëm. 

Ka një prapaskenë ose thënë ndryshe një qark të shkurtër që shpjegon gjithë historinë. Driant Zeneli që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecias është bashkëthemelues me Ajola Xoxën, gruan e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i Platformës për Artin Bashkëkohor, i emërtuar "Harabel".

Sipas përshkrimit në faqen prezantuese të platformës te krijuar nga Ajola Xoxa, në rolin e promovueses së kulturës dhe Driant Zenelit, artist pamor, "Harabel" është një Platformë për Artin Bashkëkohor, e cila është e përqendruar në promovimin e artit publik dhe krijimin e një arkivi të hapur të portofoleve të artistëve në Shqipëri". 

http://harabel.com.al/about/

Qershia mbi tortë është edhe emri i kuratores, Alicia Knock, e cila po ashtu është në bordin e miqve të Platformës së zonjës Xoxa. 

Qokat të tilla me autor shoqërinë Kumbaro-Veliaj penalizojnë një garë ku çdo kush ka të drejtë të marrë pjesë. Në emër të miqësisë, klientelizmit dhe abuzimit të hapur me detyrën. Sepse pushteti është i predispozuar të dëgjojë vetëm harabelat e Ajolës...Jane të njëjtët personazhe qe i kanë bere avokatinë publike shembjes se Teatrit Kombëtar dhe ngritjes se kullave nga kompania "Fusha", edhe ne kete rast pa garë,  mesa duket per interesa që kënaqin preferencat e Veliajt dhe Kumbaros.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.