Shkojmë në zgjedhje me reformën e Çuçit
Shtatori pritej të sillte konsensus për reformën zgjedhore, ku paraprakisht është rënë dakord për testimin e votimit elektronik në disa bashki. Por në mungesë të një “pazari” të momentit dhe eventualitetit të zgjedhjeve të parakohshme, qeveria po avancon axhendëmn e saj lidhur me këtë çështje.
Zgjedhjet e kaluara u shoqëruan me shumë akuza për blerje votash dhe me një raport që konfirmoi shqetësimet e opozitës. Ndonëse nuk pati asnjë hetim për fluksin e parave që u përdorën në zgjedhje, veç verifikimeve që bëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ligji zgjedhor sërish do të preket sipas rekomandimeve edhe të OSBE-ODIHR-it.
Situata nuk është në favor të një kompromisi me PD-në, ndaj dhe i ngarkuari i shumicës për këtë çështje, Bledi Çuçi se amendimi i ligjit do të vijojë në mënyrë të njëanshme me asistencën edhe të ekspertëve gjermanë.
“Normalisht që opozita është në bojkot, nuk ka ardhur. Ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore, megjithatë ekspertët e maxhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR janë duke punuar. Javën tjetër do kemi një draft të cilin do ta bëjmë publik, do ua përcjellim edhe partive të tjera, Shoqërisë Civile, një draft që pasqyron rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR. Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi përpara shqiptarëve”-deklaroi Çuçi.
Add new comment