Zbulohet letra që çoi në dënimin për herezi të Galileit
Del në dritë një gjetje e rëndësishme. E zbuluar në Arkivat e Shoqërisë Mbretërore të Shkencave në Britani, ajo është letra origjinale me anë të së cilës Galileo Galilei ishte i pari që i paraqiti një miku italian argumentet heliocentrike kundër doktrinës së Kishës se Dielli rrotullohet rreth Tokës
Letra, e cila u konsiderua si e humbur, hedh dritë mbi polemikat e gjata të fizikanit dhe astronomit italian me autoritetet katolike romake, të cilat përfunduan me dënimin e tij për herezi në vitin 1633. Letra me shtatë faqe e firmosur me inicialet "G.G." (Galileo Galilei), i cila ishte shkruajtur më 21 dhjetor 1613, zbulon se në fillim të konfliktit historik të shkencës dhe kishës, Galileo kishte një vetëdije të qartë të rrezikut dhe u përpoq të "zbuste" akuzat e tij.
Kjo letër ishte e njohur, pasi i kishin bërë kopje të mjaftueshme. Ka dy versione të saj: një e dërguar nga një "informator" i inkuizicionit në Romë dhe një tjetër në një gjuhë më të moderuar. Për shkak se kishte humbur formulimi origjinal nuk ishte e qartë nëse Inkuizicioni kishte gatuar një version më 'heretik' të letrës për të inkriminuar më shumë Galileon dhe miqtë e tij.
Zbulimi i letrës origjinale tregon se Galilei gënjeu kur tha se fjalët e tij ishin keqinterpretuar. Ishte ai që shkroi një version më të "moderuar" të teorive të tij dhe ia dërgoi letrën një shoku të matematikanit Benedetto Kastelli në Universitetin e Pizës, duke i kërkuar atij që ta promovonte në Vatikan. Por ishte tepër vonë, pasi letra e tij origjinale kishte mbërritur prej kohësh në Selinë e Shenjtë
Comments
E se puor muove! E megjithate
E se puor muove! E megjithate ajo (bota) rrotullohet! -po keshtu keto fjale Galilei i tha me ze jo te larte para gjyqit, nderkohe qe keto ide Kopernikiane, Xhordano Bruno i pagoi me jeten e tij nja 20 vjet me pare, kur i shpalli me ze te larte para gjyqit (inkuizicionit), e biles duke nderuar edhe me teper lartesine dhe pafundesine e Zotit katolik qe besonte. Ndaj, pse cuditemi pse galilei do shpetonte jeten e tij para gjyqit, duke bere nje terheqje taktike!?. Pra ai nuk genjeu, por thjesht beri nje terheqje te lehte, pa mohuar tezat kopernikiane dhe ato te tij.
Add new comment