Jemi prokurorë. Jemi të korruptuar. Pse duhet të merremi me dosjen Shullazi?
C’thuhet nga puna?
Më keq sesa tani nuk ka qenë ndonjëherë.
Faji i kësaj tani, apo të gjitha gjërat?
Joo, kjo është më e vogla. Sistemi që është shkërmoqur.
Pse?
Sepse një piktor donte të bënte reformë në drejtësi. Dhe Lu që është njeri i Sorosit kërcënoi PD-në duke kërkuar votën për reformën në drejtësi sepse e kërkon Amerika. Dhe PD-ja si parti bythqire e votoi.
Po me këtë çështjen e Shullazit ça bëhet?
Asgjë.
E vërtetë ajo që nuk donin ata ta merrnin çështjen?
Po. Pse ta marrin? Ata do punojnë deri sa të ngrihet SPAK dhe janë në punë me dispozitë kalimtare. Pse duhet të marrin dosje të tillë kur nuk kanë asnjë garanci?
Pse s’kanë garanci?
Sepse do ikin nga puna. E dyta sepse Rama u mbushi mendjen njerëzve se drejtësia e korruptuar do spastrohet dhe në fakt e shkatërroi. Pse duhet një prokuror që akuzohet nga mëngjesi në darkë si i korruptuar të marrë përgjegjësi për dosjen e Shullazit? Kush e mbron? Ose kush e vlerëson? Asnjë askush. Një prej atyre që ishin në dosje e morën ca kalamaj në makinë, i bënë një xhiro me makinë dhe ja bënë të qartë. Iku jashtë, e la dosjen. Kush e mbron?
Të korruptuarit hiqi, por reforma e tanishme riciklon plepat si model. Për të shkuar në Apel duhet 5-10 vjet përvojë. Do marrin nga Gjykatat e Rretheve t’i çojnë në Apel. Gjykatat e rretheve do t’i mbushin me student që as nuk dinë çfarë bëhet. Kjo është reforma e piktorit…
Po pse në Itali prokurorët veprojnë?
Kanë garanci kushtetuese që nuk lidhen me ndryshimin e qeverive. Salvinit i kanë hapër katër çështje. Kush do t’i hapë një çështje Ramës këtu? Në emër të kujt shteti të ngrihet akuza? Pa harruar që siç na thonë Jemi të gjithë të korruptuar. Unë jam më i majtë se PS-ja, por reforma e piktorit e çoi 20 vjet mbrapa drejtësinë.
Shënim: Biseda është riprodhim i një bisede me një punonjës të Prokurorisë në Tiranë.
Add new comment