Befason ambasadori francez në Shkup
Ka befasuar deklarata e ambasadorit francez në Shkup, i cili theksoi se zgjedhja në referendumin e 30 shtatorit do të jetë ose "Maqedonia Veriore ose Koreja e Veriut."
Kristian Tmonia vuri në dukje gjatë një diskutimi publik në Shkup, se sipas mendimit të tij, nëse vendi do të refuzonte kompromisin rrezikonte izolimin dhe tha se "maqedonasit", janë të aftë të bëjnë sakrifica dhe do të kenë mundësi ta tregojnë këtë në referendum.
"Unë flas shpesh me maqedonasit dhe unë e di se nuk është e lehtë, por ju duhet të mendoni për brezat e ardhshëm. Që ta them në mënyrë të drejtëpërdrejtë: zgjedhja është midis Maqedonisë Veriore dhe Koresë së Veriut. Duhet të dini çfarë do të zgjidhni"-tha ai.
Nga ana tjetër, diplomati francez Alain Le Roua, duke vizituar Maqedoninë shprehu mbështetjen pa rezerva të BE-së për Marrëveshjen e Prespës. "Marrëveshja e emrit nuk është e përsosur, por është veçanërisht e rëndësishme"- deklaroi ai. Edhe presidenti Emanuel Makron iu drejtua me një mesazh popullit maqedonas duke theksuar se ka shansin historik të shohë drejt së ardhmes.
Add new comment