Kryetar, çliroji cicërimat!
Kryebashkiaku Erion Veliaj është ndër politikanët më aktivë në rrjetet sociale. Këtu po flasim për përdorimin e rrjeteve në fjalë për përcjelljen, masivizimin dhe propagandimin e qëndrimeve publike, të vendimeve të ndryshme politike dhe institucionale. Pra për atë aspekt të rrjeteve sociale që është pikë reference për mediat.
Mirëpo për “çudi” dje vumë re se administratorët e profilit të z. Veliaj në Tuiter, kanë bllokuar mundësinë që nga profile tuiter i ResPublica të mund të ndiqet aktiviteti i kryebashkiakut, ashtu siç pasqyrohet prej tij në këtë hapësirë. Mund të ketë shumë arsye, mundet të jetë edhe lapsus, por nuk përjashtohet edhe që të jetë një vendim i qartë, ndonëse për këtë nuk shohim arsye. Gjejmë rastin t’i kërkojmë z. Veliaj ta çlirojë hyrjen për në profilin e tij, pasi ky akt është i pakuptimtë dhe fare qesharak. Qoftë edhe për arsye teknike.
Add new comment