Zbythja për Teatrin ka këtë fytyrë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/09/zbythja_2018_09_07_16.jpg?itok=hac1EX-I)
Shtyrja që Kuvendi i bëri shqyrtimit të dekretit për Teatrin me kërkesë të të vetëpërdorurit Eduard Shalsit rezultoi një tjetër taktikë bajate për t’u tërhequr provizorisht nga paçavurja “Fusha” që nuk kapërdihet as me vaj dhe as me uthull.
Opinioni negativ që mesa duket qeveria ka marrë nga Komisioni Europian pas ankesës së aktorëve, ka zbythur qeverinë që nxorri Erion Veliajn ta recitojë si lajm dashamirës, rol që ky i fundit e bën me vullnet të plotë përknudrejt çdo kostoje mbi lëkurën që i ka veshur zotëria i Bashkisë fytyrës së tij.
“Nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën”-theksoi kryebashkiaku që kishte filluar numërimin mbrapsht për futjen e buldozerëve që do të shembnin godinën ekzistuese.
Comments
hahahaha...parlamenti
hahahaha...parlamenti presidenti qeveria bashkia ambasadat dhe se fundi dhe komisioni evropian jep verdikt per fatin e teatrit kombetar...popull debil qe pjell politikan debila..kur ska instituzione normal do pyetet komisioni evropian e ambasadat e me radhe..po e ke ligjore ik ndertoje,po se ke thuaji burgut hapu,ose terhiqu..po keta dhe skane bythe,dhe prokurori e gjykata e instituzione ligjzbatuse skemi,..dhe si perfundim as teater sdo kemi...do vashdoj kjo gallata beje mos e bej per fusha e male e per virgjereshat e politikes sone te majte e te djathte..
je shume gabim or mik.
je shume gabim or mik.
BE ka marr persiper te projektoj e te na . bej dhurate...haletè ...sepse ka respect per Lalin
Add new comment