Tajfun shkatërrimtar në Japoni (Video)
Tajfuni “Jebi” më i forti që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit ka shkaktuar të paktën 10 viktima e mbi 300 të plagosur. Është klasifikuar si një nga stuhitë më të forta, të cilat rrallë godasin zonat e banuara. Kjo është stuhia e parë që ka kaluar mbi ishujt japonezë që nga viti 1993.
Më e goditur është zona e Osakës me shumë ndërtesa të shkatërruara, pemë të shkulura dhe automjete të dëmtuara. Shpejtësia e erës arriti në 220 km/h, ndërsa më shumë se 800 fluturime dhe qindra udhëtime hekurudhore e detare janë anuluar.
2.3 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin, ndërsa 16,000 prej tyre e kaluan natën në qendra strehimi.
Japonia vuan pothuajse çdo verë nga ngjarjet ekstreme të motit, por këtë vit vendi aziatik ka regjistruar shumë viktima. Dy muaj më parë, reshjet rekord, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës shkaktuan 220 të vdekur. Valët e të nxehtit në korrik, shkaktoi të paktën 119 viktima.
Add new comment