"Shkëmbimi i territoreve, ide e fondacionit "Soros”
Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ka ardhur pas një raporti të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, në të cilin jepet oferta për shkëmbimin e Preshevës me katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës shkruan sot Gazeta "Zëri" në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në një intervistë dhënë për këtë të përditshme thotë se një raport i tillë është sponsorizuar nga vetë Vuçiç, ndërsa rikujton se për bashkimin me Kosovën banorët e Preshevës kanë votuar në një referendum në vitin 1992.
“Ne po flasim për deklarimin e shqiptarëve të këtij rajoni në Referendumin e vitit 1992, në të cilin jemi deklaruar për të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovën. Pra, një kërkesë e shtruar në mënyrë plebishitare para se të krijohet situata aktuale në veri të Kosovës”- ka thënë ai.
Skenari mbi implikimin e Soros në zhvillimet e fundit politike në Ballkan fitoi terren edhe për shkak takimeve që djali i tij pati së fundmi me dy presidentët, atë të Serbisë dhe Kosovës si dhe me kryeministrin Edi Rama, i cili vazhdon të jetë spektator.
http://zeri.info/aktuale/211201/kamberi-zgjidhja-parciale-per-luginen-sj...
Add new comment