Vuçiç: Asosacionin e presim nga Prishtina. Serbët të mos veprojnë...Ka vetëm të ardhme, jo fitore

Postuar në 07 Gusht, 2018 14:07

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar sot se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në të mirë të së ardhmes së popullit serb. Ai është shfaqur në një konferencë për shtyp me tone disi alarmante, kur ka thënë se “ne kemi nevojë për një paqe afatgjatë me shqiptarët” që ka të bëjë jo vetëm me sigurinë, por edhe me progresin ekonomik. Vuçiç po ashtu ka zbardhur atë që përmban marrëveshja e Brukselit në kuadër të të cilës krijohet edhe Asosacioni i Komunave Serbe.

Sipas kësaj marëveshjeje, Asosacioni propozon komandantin e policisë për Veriun. Propozon katër kandidatë, nga të cilat Prishtina zgjedh një. Ne nuk mund ta bëjmë këtë sot sepse nuk ka Asosacion

tha ai.

Presidenti i Serbisë ka shprehur mendimin e tij për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Çfarë mbetet për serbët të bëjnë në të ardhmen? Dy rrugë. Pas më shumë se 1930 ditësh, Prishtina nuk e përmbushi detyrimin e vet për Asosacionin – dhe një rrugë është që serbët ta bëjnë vetë këtë. Pakkush do t’I ndalonte ata ta bënin këtë. Nëse serbët bëjnë një gjë të tillë, ekziston rreziku i veprimeve të njëanshme që mund t’I shërbejnë Prishtinës për të larë hesapet me serbët në Veri. Është pikërisht kjo arsyeja se përse ne i këshillojmë serbët në Kosovë që të vëzhgojnë nga afër ngjarjet, të zgjedhin lëvizjet dhe most ë vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve

ka thënë Vuçiç.

I vënë në siklet nga akuzat politike në Serbi, Vuçiç ka gjetur mënyra retorike dhe demagogjike për të dhënë disa përgjigje që e paraqesin atë si njeriun e duhur për komunitetin ndëriombëtar në Serbi.

Disa thonë se ne jemi fajtorë për tradhëti, të tjerë se ne jemi kriminelë lufte…Mendoj se njerëzit e kuptojnë se ne kemi nevojë për një zgjidhje racionale normale. Nuk ka fitore, ka vetëm të ardhme

ka deklaruar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.