Hyjnë në fuqi sanksionet e njëanshme të SHBA ndaj Iranit
Prej orës 7 të mëngjesit të kësaj të marte kanë hyrë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit, të cilat ishin hequr pas arritjes së marrëveshjes historike për programin bërthamor në vitin 2015.
Shtetet e Bashkuara zyrtarizuan në mënyrë të njëanshme valën e parë të sanksioneve që lidhet me transaksionet financiare, importet e lëndëve të para, sektorët e automobilave dhe aviacionit civil.
Por edhe pse Uashingtoni riktheu sanksionet ndaj Republikës Islamike, Presidenti Rohani siguroi Teherani do të vazhdojë marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015 ku ishte rënë dakord për frenimin e programit bërthamor të Iranit.
Iranianët- tha Rohani- do të bashkohen dhe do t’i rezistojnë luftës psikologjike të Shteteve të Bashkuara, duke u mbështetur në pesë shtetet e tjera që vazhdojnë t’i qëndrojnë marrëveshjes Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina.
Add new comment