Lëvizje të KFOR në veriun e Kosovës (Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/08/zubin_2018_08_04_10.png?itok=F2SIBftK)
Situata në Kosovë duket të jetë tejet delikate pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për bashkim me Preshëvën.
Mediat serbe dhe ato kosovare shkruajnë se liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri, që nga mesnata, janë marrë nën kontroll të plotë të forcave KFOR-it.Ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet dhe e KFOR-it kanë bllokuar të gjitha rrugët.
“Ushtarët janë të armatosur dhe nuk lejojnë as gazetarët të afrohen ndërsa brenda në Zubin Potok çdo gjë është e qetë”- shkruan Kurir. Ndërsa gjatë natës thuhet se kanë fluturuar helikopterët e KFOR. Tanjug raporton pwr trupa amerikane me xhipa. Sipas KFOR nuk bëhet fjalë për bllokadë por pjesën e lëvizjeve të planifikuara të misionit ndërkombëtar.
Add new comment