Llalla merr me vete edhe Rovena Gashin
Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokuroren Rovena Gashi për mosjustifikim të pasurise dhe deklarim te rreme.
Gashi nuk ishte prezent ne salle gjate leximit te vendimit. Edhe në seancën dëgjimore të pak ditëve me parë ajo nuk u paraqit, por i parashtroi pretendimet e saj me anë të një letre, në të cilën shprehej se këto seanca janë kthyer në një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor
Gashi dhe bashkëshorti i saj prokurori, Dritan Gina janë nën hetim për fshehje të pasurisë dhe për këtë arsye ishin pezulluar nga detyra me urëdhër të kryeprokurores Arta Marku. Gashi ka qenë krahu i djathtë i Adriatik Llallës në kohën që ai drejtonte Prokurorinë. Ish-kryeprokurorit iu sekuestrua pak ditë më parë pasuri me vlerë 1 milionë dollarë pasi nga hetimet dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminale.
Po sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi ne detyre gjyqtarin e Gjykates se Larte, Ardian Dvorani dhe gjyqtarin e apelit te tiranes Astrit Faqolli njehere kandidat per Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Add new comment