Gjyqtarë me kurs partie

Postuar në 24 Korrik, 2018 12:57

Partia Socialiste është parti që i ka traditë forumet, të cilat tanimë janë shndërruar në tubime sektare të një grupi që edukohet vetëm me një frymë: pushteti vlen. Gjithçka tjetër jo.

Mund të kuptohet ambicia dhe mundet po ashtu të kuptohet që një parti kujdeset që të mos i ndahet Shqipërisë të cilës me krimet e veta i ka rënë për hise, por është pak e tepërt që të presësh se diçka do të bëhet më mirë, me projekt-gjyqtarët dhe prokurorët që po mësohen nën okelion e logos së PS-së dhe nën frymën e Rilindjes.

Videoja e mëposhtme(https://www.facebook.com/KlubiJuristeveFressh/videos/776432929410852/) është shpërndarë nga i ashtuquajturi Klubi i Juristëve – FRESSH, që janë sit ë thuash dishepujt e Elisa Spiropalit që po përgatiten për t’u katapultuar në pushtetin gjyqësor. Me një reformë në drejtësi që ka destabilizuar të gjithë sistemin, që ndoshta qëllimisht ka prodhuar “gabime” ngërçe për të mundësuar aplikimin e një politike spastrimi, këto video rioshësh që japin vendime në emër të Republikës, pasi baballarët e tyre politikë i dhanë në emër të popullit,  janë një sinjal alarmi se drejtësia që po vjen është në fakt pushteti i ri i një sekti politik që po do me çdo kusht të mbajë nën kontroll pasurinë që ka vënë.

Karriera e një gjyqtari apo prokurori të pavarur, sidomos në Shqipëri pritet të jetë disi ndryshe nga kjo linjë e organizatës bazë. Ka juristë mirë dhe juristë të paaftë, ka gjyqtarë me integritet ose jo. Ata që po na sjell PS-ja mesa duket janë vetëm Gjyqtarët e partisë dhe të klanit që thjesht do jenë aty si valvul sigurimi.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po u jepni me shume rendesi sec duhet. Po te ishte per tu bere soji i ketyre, do ishin bere deri tani, s'do prisnin asnje minute. Por nuk eshte aq lehte se procesin e pranimeve e monitoron rrepte KE. Te pakten deri tani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.