"Gabi" i lajmeve të përdorura, projektet e ministrive i prezanton si të vetat
Erion Veliaj nuk njeh më kufij të premtimeve që bën lart e poshtë dhe skenarëve që përvetëson në funksion të propagandës se ai është lokomotiva e ndryshimeve në Tiranë dhe jo vetëm.
Pa asnjë skrupull aktualizon lajme të muajve apo viteve të shkuara, për t'i qarkulluar në opinion si investime që burojnë nga meritat e tij për të modernizuar shërbimet dhe siguruar investime që në fakt tejkalojnë tagrin dhe fuqinë e postit që përfaqëson.
Materiali më i fundit që u është përcjellë mediave përmes Zyrës së tij të Shtypit shfaqte kryetarin e Bashkisë teksa u premton banorëve të Tiranës udhëtimin me tren elektrik në 3-4 vitet e ardhshme.
“Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen”- u tha Veliaj një grupi njerëzish të mbledhur për inagurimin e një instalacioni në zonën e ish-stacionit të trenit.
Mediat partizane nxituan të përhapin lajmin si një tjetër risi të supermanit Veliaj që zbulon çdo ditë nga një surprizë për gojëhabiturit e Tiranës. Në fakt ndërtimi i një linje të re hekurudhore ose një treni ekspres Tiranë-Rinas-Durrës ka vite që i është bërë e ditur publikut.
Huaja e butë për financimin nga BERZH për këtë projekt u miratua një javë më parë në parlament. Me këtë projekt janë krenuar që nga Haxhinasto deri te Gjiknuri, duke qenë se kanë drejtuar ministrinë e linjës që ka negociuar projektin. Meqënëse prek një pjesë të kryeqytetit Erion Veliaj isnskenoi inagurimin e një installacioni për ta ripërdorur lajmin. http://www.monitor.al/hekurudha-tirane-durres-rinas-firmoset-marreveshja...
Për më tepër që rreth këtij projekti ka patur debat nëse lokomotiva do jetë me naftë apo elektrike. https://www.youtube.com/watch?v=zPUBAmVTP8k. Ky projekt po merr rrugë si pjesë e axhendës europiane të materializuar në procesin e Berlinit, ku vendet e Ballkanit Përëndimor janë përfituese të projekteve në infrastrukturë, të cilat i shërbejnë ndërlidhjes një rrjet më të gjerë rajonal.
Veliaj në këtë histori është askushi, pasi jo vetëm që nuk ka asnjë kontribut, por bashkia e drejtuar prej tij nuk do të japë asnjë kacidhe për ndërtimin. Merita e vetme e njeriut që dikur ka shitur fiq siç vetë ka thënë, është të rishesë lajme të kësaj natyre me ndihmën e vyer të televizioneve apo portaleve të kthyera në anekse të Zyrës së Propagandës në Bashki.
Add new comment